Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

25 Tetor, 13:02| Përditesimi: 25 Tetor, 13:06

  • Share

TIRANË- Një 48-vjeçar është shoqëruar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje. 48-vjeçari Alban Mansaku ka udhtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?