Një 36-vjeçar i dënuar edhe më parë për vjedhje është vënë në pranga nga policia Korçë, pasi i vodhi me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje.
Pasi uniformat blu morën një njoftim për 36-vjeçarin, që kishte sulmuar dhe me dhunë i kishte marrë çantën një gruaje, nisën menjëherë kërkimet për kapjen e autorit, i cili ishte i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.
Në bazë dhe të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, 36-vjeçari që shoqërohej nga një person tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.
Për këtë shkak u arrestua 36-vjeçari, i identifikuar Edison Foto.
36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në Korçë, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një gruaje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.