Foto ilustruese

Bota

Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

17 Dhjetor 2024, 17:28| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 17:34

  • Share

Itali-Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dhunoi bashkëshorten e tij peruane duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 14 muajshe pasditen e 15 dhjetorit në Rimini.

Kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes.

I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit, shkruan Corriere.

Sipas dëshmisë së 29 vjeçares në polici, shqiptari ka ushtruar dhunë edhe më përpara, por ajo kishte vendosur që mos ta denonconte.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?