Valentino Corleone

VIP & Spektakël

Dhunoi prindërit, arrestohet Princ Valentino Corleone, e denoncoi babai! Ky është i riu nga Kosova që u bë i njohur nga shprehja ‘absolut’

22 Mars 2022, 11:57| Përditesimi: 22 Mars 2022, 11:59

  • Share

“Princ Valentino Corleone” është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Ka qenë pikërisht babai i tij ai që e ka denoncuar për dhunë.

Sipas mediave në Kosovë, “Corleone” dyshohet se dhunonte sistematikisht prindërit e tij.

Princ Valentino Corleone është një nga personazhet më kontroversë shqiptarë, i cili sa herë që shfaqet në publik, fiton vëmendjen të madhe nga mediat rozë.

Ai është bërë i njohur për teoritë e tij të çuditshme mbi ngjarje të ndryshme. Vali Corleone është këngëtar.  Me shprehjen e tij “absollut”, Vali ka thënë se mund t’ia kalojë edhe disa herë kampionit në Formula 1, Michael Schumaher dhe motoristit Valentino Rossi.

Ai njihet nga fansat si një njeri që preferon jetën e luksit dhe makinat e shtrenjta.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?