Policia në Tiranë ka arrestuar një 40-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve dhe i kërcënoi me thikë.
40-vjeçari T.XH. ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes, njofton policia.
Kallëzimin në polici e bëri i ati, R.XH., pasi u dhunua nga i biri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento