Foto nga momenti i sherrit

Kronikë

Dhunoi sekretarin e KZAZ dje në Kashar, arrestohet vëzhguesi i kandidadit të PS

16 Maj, 14:13| Përditesimi: 16 Maj, 14:16

  • Share

Një ditë pas konfliktit në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, është arrestuar Rei Nozlli, vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.

Ditën e djeshme, 26-vjeçari dhunoi me grushte e shkelma sekretarin e KZAZ, Remzi Memedi.

Një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në konflikt, u shpall në kërkim.

Sherri ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

Pas këtij incidenti të rëndë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përjashtimin e të gjithë vëzhguesve nga KZAZ përveç atyre ndërkombëtarë dhe mediave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?