Irini Shehu

Kronikë

Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu! Ja kush do drejtojë spitalin deri në plotësimin e vakancës

14 Shkurt, 15:44| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:24

  • Share

DIBËR - Shkarkohet nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu pasi goditi me shishe shefin e financave të spitalit dy ditë më parë.

Me shkarkimin e Shehut, detyra do të mbulohet nga Drejtoria e Shërbimeve Spitalore të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, deri në plotësimin e vakancës. Nëndrejtorët teknikë e ekonomikë do të kujdesen për mbarëvajtjen e shërbimit.

Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?