DIBËR- Denis Tërnova është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi në korrik të vitit 2023 ka dhunuar brutalisht shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës për shkak të detyrës. 19-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit". Denis Tërnova, bashkë me Fadil Tërnovën e Elidon Karajn rrahën shefin e Policisë Bashkiake.
‘Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L.’- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.