Foto arkiv

Kronikë

U arrestua se dhunoi të atin, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT, humbi ndjenjat pas takimit me të atin

4 Shtator, 12:00| Përditesimi: 4 Shtator, 12:15

  • Share

Tirane-  Një i paraburgosur ka ndërruar jetë sot (4 shtator) në reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Aurrel Sabriu ndërroi jetë rreth orës 10:30.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin. Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake’ informon zyra e shtypit pranë drejtorisë së Burgjeve.

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22 maj 2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25 maj 2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.

Policia thotë se i ati ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?