Theophilus Solomon

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

25 Prill, 10:53| Përditesimi: 25 Prill, 10:55

  • Share

Theophilus Solomon është i lirë dhe mund të bashkohet me ekipin e Dukagjinit të Klinës në Kosovë. Sulmuesi nigerian prej shkurtit të këtij viti ndodhej në qeli në Shqipëri pasi në fillimin e 2021 u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për "dhunë në familje" ndaj ish të dashurës.

Asokohe 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit dhe banonte në Tiranë, duke pasur llogari të hapura me drejtësinë. Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës.

Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në 2023 kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove. Tanimë pas amnistisë penale të votuar nga Kuvendi shqiptar dhe miratuar nga presidenti Bajram Begaj, Solomon është mes 700 të burgosuve që përfitojnë lirinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?