Dardan Krivaqa

Kosova & Rajoni

Dhunoi të dashurën për vdekje, Dardan Krivaqa braktiset në qeli nga familjarët, askush nuk e ka vizituar

27 Gusht 2021, 15:42| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 15:59

  • Share

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani ka dhënë detaje në lidhje me burgosjen e Dardan Krivaqës, i cili më 22 Gusht dhunoi për vdekje bashkëjetuesen e tij 18-vjeçaren, Marigona Osmani.

Sipas mediave kosovare, Selmani tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë dhe ndodhet vetëm në qeli.

Po ashtu Selmani ka treguar se deri më tani nuk ka informata që Dardan Krivaqën ta ketë vizituar ndonjë anëtar i familjes apo dikush tjetër, përveç monitorimit të vizitave nga institucionet relevante, si Avokati i Popullit dhe organizatat tjera që kanë të drejtën t’i vizitojnë këto persona në Qendrën Korrektuese.

Vrasja e Marigona Osmanit ka tronditur opinion publik në mbarë vendin. 18-vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës u dhunua nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa. Referuar raportit paraprak mjekoligjor, dyshohet se 18-vjeçarja është dhunuar për dy ditë rresht, duke pësuar politraumë, thyerje të gjymtyrëve. Ndërsa dyshohet se Dardan Krivaqa së bashku me shokun e tij, Arbër Sejdiun, e lanë të vdekur në derën e spitalit 24 orë pasi e vranë.

Në një prononcim për Report Tv, babai i të ndjerës është shprehur se Marigona Osmani kishte dy muaj që jetonte me Dardan Krivaqën, ndërsa ai nuk e dinte që 29-vjeçari kishte të shkuar kriminale. Me dhimbjen e madhe ai ka thënë se vdekjen e vajzës e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas kishte shkuar për të identifikuar trupin e pajetë të të resë, që u gjet në derën e spitalit në Ferizaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?