Tregtari i dhunuar

Kronikë

Dhunoi tregtarin pak ditë më parë në Lushnje pse refuzoi kontrollin, pezullohet efektivi i policisë

28 Tetor 2021, 18:03| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 18:26

  • Share

LUSHNJE-SHÇBA ka pezulluar nga detyra policin B.SH. dhe ka vendosur ndaj tij detyrim paraqitje, pasi dhunoi pak ditë më parë një tregtar në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje.

“SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH. Hetimet po vijojnë”, thuhet në njoftimin e SHÇBA-së

Rasti u denoncua nga vetë shitës i fruta-perimeve, Amarildo Hoxha, 28 vjeç, i cili tha se ai u dhunua nga policia e Lushnjës vetëm se po filmonte me telefonin e tij nga mjeti. Por kjo është mohuar nga efektivët, të cilët u shprehën se ai nuk pranoi të identifikohej dhe i kishte kanosur.

Ngjarja ndodhi në 04:10 të mëngjesit të 24 tetorit ku postblloku i policisë në ‘ Rrethrrotullimin e Savrës’ në Lushnje, ishte vendosur për kapjen e autorëve që vranë në Fier Demir Backën, ndërsa 28 vjeçari ishte nisur nga Elbasani drejt Fierit dhe po filmonte rrugës, ku ka kapur edhe postbllokun dhe për këtë arsye është ndaluar.

Sipas dëshmisë së tregtarit Hoxha ai i ka paraqitur të gjitha dokumentet, por nuk kishte pranuar t’u jepte telefonin që kishte filmuar dhe për këtë arsye është dhunuar. Ndërsa në reagimin e policisë thuhet se 28-vjeçari ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë.  

Hetimet për rastin vijojnë ende, ndërsa efektivi B.SH është pezulluar nga detyra.

Tregtari Amarildo Hoxha

Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2021 01:25

    I gjithe sherri u be per nje video.Supozohet qe postblloqet duhet te jene surpriza,sidomos kur kerkohen vrases.Mendoj qe policet kane dyshuar qe shoferi mund t'a hidhte videon ne internet dhe keshtu dekonspironte,ne se mund t'a quash te tille,vend-pozicionin e tyre,per te mos folur per fytyrat,dhe do bente qe vrasesit e mundshem te devijonin rrugen (ju kujtohet Tojota qe dekonspiroi me fjale Basha ne kuvend?)E gjitha mund te ishte evituar sikur policet te ishin me sqarues dhe me te njerezishem.

    Përgjigju
  • Duhet vetgjygjsi: 28/10/2021 20:10

    Se ato qe jan me kapele e varese e xhama te zi nuk guxojn as ti shikojn . Kurse ketij te shkretit qe ngrihet ne 4 te mjesi te punoj e rrahin e i thyjn tel per koh . Un sjam trim po ky polici do e kishte pagu mir personalisht sepse jan rrugecer arroganta qe futen ne polici pa pik kriteri

    Përgjigju
  • Fredi: 28/10/2021 19:40

    Po mor mo policët e kan fajin….turp!

    Përgjigju
  • Bledi: 28/10/2021 19:16

    Shtet leshi qe demoralizon policine

    Përgjigju
  • Bravooo: 28/10/2021 18:17

    Tani te merren familiaret personalisht me te per telefoni e thyer e per grushtet qe i ka ren te shkretit qe ngrihet ne 4 te mjesit te punoj. Dhe qe ska pas asnje arsye mos te jepte dokumentet e identifikimit

    Përgjigju
    • Ajet: 28/10/2021 19:24

      Eshte e veshtire pasi keta police qe bejne keto veprime kriminale jane vete rrugecer dhe te lidhur me kriminele. Ky i shkreti eshte njeri puntor nuk eshte kategoria e tyre. Polici rrugac duhej arestuar ne flagrance sepse ka dhunuar pa te drejte nje njeri puntor qe me taksat e tij i paguan rrogen. Keta police dekonspirojne aksionet e policise dhe i nxijne faqen shtetit. Krimi fillon qe me manipulimin e ngjarjes nga shefat. Gjoja keta kane qene dy veta ne postbllok per te kapur vrasesit profesioniste, e kush e ha kete genjeshter.Polici i thjesht dhunon me lejen e shefit.

  • Qwert: 28/10/2021 18:11

    Cfar pezullimi turp....minimalja te bente 10 vjet burg polici se i ka nxierr syt tregetarit ..nejse ju hap rruga tregetarit per vetgjygjesi ti fusi nje dru te mir..zagarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?