Një grua 32-vjeçare dhe 37 vjeçar në Turqi janë arrestuar për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç në qytetin e Bursas.
Sipas mediave greke që publikuan fotot nga ngjarja e rëndë, dy prindërit akuzohen ndër të tjera se ua kanë mbuluar gojën fëmijëve të tyre me shirit që të mos u dëgjohej zëri kur rriheshin apo digjeshin me çakmak.
Rasti i rëndë u zbulua kur familjarë dhe të afërm të çiftit të bashkëshortëve, dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë. Një prej të afërmve të familjes ka regjistruar torturat me celularin e tij. Nëna e katër fëmijëve 2, 5, 6 dhe 10 vjeçdeklaroi në polici se i kishte goditur me kërkesë të bashkëshortit të saj. Burrë e grua janë dërguar në paraburgim ndërsa fëmijët janë transferuar në një qendër sociale.
JU SHKERDHEFSHA RACEN E NDYR PLEHRA SE NUK DIGJEN FEMIJET .
Përgjigju