Kronikë

Dhunonte bashkëshorten dhe e çoi drejt vetëvrasjes, Gjykata e Durrësit dënon me 10 vjet burg Xhemal Lokën

6 Shkurt, 12:49| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:11

  • Share

Durrës-Xhemal Loka, burri që shtyu drejt vetëvrasjes gruan e tij, Bedrie Loka, u dënua nga Gjykata e Durrësit me 10 vite burg, përfshirë edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje.

46-vjeçari, i cili kryesisht jetonte në Greqi ku bënte edhe punë sezonale, u kthye në shtëpi për të festuar vitin e ti në banesën e tyre në Sukth. Por familjes, i ndali gëzimin, kur 2 janarin e vitit 2024, i sëmurë nga xhelozia dhe në konflikte të vazhdueshme me gruan të cilën e akuzonte edhe për tradhti, e dhunoi atë, duke e detyruar të pijë fostoksinë.

Ngjarja e rëndë që u dyshua si vetëvrasje, pas dëshmive dhe provave që fëmijët e traumatizuar të çiftit kishin mbledhur, shkoi shpejt drejt një piste tjetër duke rrëzuar edhe alibinë e burrit se 41-vjeçarja  piu fostoksinë pas hapjes së një profili në Tik-Tok me foto denigruese të saj.

Një skenë dhune është filmuar nga djali i vogël teksa babai kërcënon nënën dhe djali më i madh i del në mbrojtje duke u futur në mesin e tyre (Pamjet)

Për shkaktim të vetëvrasjes, Gjykata e Durrësit e dënua Xhemal Lokën me 7 vite burg, dënimi maksimal për këtë vepër penale, vendimi i cili u mor më 19 dhjetor të vitit 2024, por u bë publik këtë të enjte. Ndërsa për armët pa leje që policia i gjeti në kotecin e pulave pranë banesës, gjykata e dënoi me 3 vite heqje lirie.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • roni: 06/02/2025 12:59

    Jo 10 vjet o Gjykates turpi, pour 3à vjet dhe tredhje kimike, qe mos te kete me fuqi te dhunoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?