Një 27-vjeçar në Dibër është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike, si edhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
27-vjeçari G.I. e përndiqte prej kohësh ish-partneren, ku e dhunonte fizikisht, i ushtronte presion psikologjik dhe e kërcënonte me jetë me anë të mesazheve në telefon.
Denoncimin në polici e ka bërë vetë ish-partnerja që ka rënë pre e dhunës, ku më pas, policia ka arrestuar autorin.
G.I. rezulton se është dënuar më parë për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.