Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht djalin e tij. Përshkallëzimi i konfliktit u parandaluar në kuadër të operacionit policor ‘Danger’.
Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, policia gjeti një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.
60-vjeçari S.G, banues në Fier, u arrestuar për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.