Në foto, pistoleta e sekuestruar

Dhunonte gruan, pranga 47-vjeçarit në Kurbin, i sekuestrohet edhe pistoleta pa leje

4 Maj 2020, 12:27| Përditesimi: 4 Maj 2020, 12:32

  • Share

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar,  i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje.

47-vjeçari me iniciale A.P., u largua nga banesa sapo pa shërbimet e Policisë, por pas kontrolleve dhe rrethimit të zonës u vetëdorëzua.

"Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kush i mbron keta Kriminele !: 04/05/2020 12:56

    Kriminelet qe dhane Urdher per hapjen e Depove,,pushojne neper Vilat e Lazerit ! Populli ka 30 vjete qe vriten njeri me tjetrin ,Po ashtu dhe nje pjese kryejne keine Si ne kete raste. Dhe askush Ska dalur perpara Drejtesise. ! Shtet rrumpall..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?