Dhunimi i zyrtarit të Partisë së Lirisë nga policia malazeze, Zenka në Report Tv: Kryeministri Abazoviç të reagoj, po krijohen armiqësi ndaj shqiptarëve!

22 Shkurt 2023, 14:17| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 17:29

  • Share

Mehmet Zenka, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëvë ka komentuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ngjarjen që ka ndodhur në pikën kufitare në Malin e Zi, ku zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo është goditur me shuplakë nga efektivët e policisë. Sipas Zenkës, ngjarja është raportuar nga Unioni në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk është marrë asnjë përgjigje përveç justifikimeve. Ai fajëson kryeministrin Abazoviç, sepse nuk ka reaguar dhe po lejon të formohen armiqësi ndaj shqiptarëve.

“Ne kemi reaguar që nga mesi i janarit kur ka filluar edhe kjo ngjarje. I kemi kërkuar kryeministrit Abazovic që të merren masa dhe të sanksionohen këta policë që patën një sjellje jashtë normave ligjore dhe një sjellje të tmerrshme edhe ndaj një qytetari shqiptar, e për më tepër duke marrë parasysh moshën e tij. Ajo sjellje i ka hije një krimineli, jo një polici që përfaqëson shtetin, aq më shumë që ai polic qëndron në pikën kufitare mes dy vendeve që i kanë marrëdhëniet shumë të mira. Ne në janar nuk morëm asnjë përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, po vetëm disa justifikime të pavlefshme nga ana e një ministri. Më vjen mirë që po trajtohet për herë të dytë kjo ngjarje dhe erdhën edhe video të tjera që profesori nuk kishte asnjë faj, por mesa duket i vetmi faj ishte që ishte shqiptar”, thotë Zenka.

Zenka fajëson edhe kryeministrin Abazoviç dhe thotë se si kryeministër me origjinë shqiptare i takonte të merrte masa dhe sanksione të menjëhershme, por bëri të kundërtën duke justifikuar në mënyrë indirekte shqiptarin se kaloi radhën në kufi.

“Edhe sot, në mënyrë indirekte ministri i Punëve të Brendshme dëshironte ta fajësonte profesorin duke thënë se ka kaluar radhën. Kjo nuk i jep të drejtë të dhunoj. Mendoj që janë duke ardhur në skenë sërish armiqësi kundrejt shqiptarëve, komplet të paarsyeshme dhe nuk pajtohem me këtë sjellje. Ne kemi bërë dhe një shkresë, nëpërmjet komitetit të Helsinikt. Me kryeministrin nuk kam folur, por fakti që është shqiptar duhet të reagonte”, thotë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve”, përfundon Mehmet Zenka, Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?