Ineidi Rraja, Eni Kullaj dhe Andi Rraja

Dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë se denoncuan dëmet nga gurorja, Gjykata e Tiranës liron 3 pjesëtarë të fisit Rraja! U përfundoi afati i parabugimit

19 Janar, 12:46| Përditesimi: 19 Janar, 13:54

  • Share

Gjykata liroi 3 të arrestuar për dhunën ndaj kushërinjve Maja, të cilët u rrahën barbarisht me shkopinj bejsbolli dhe u kërcënuan me pistoletë pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Prokuroria pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, për 3 të akuzuarit në mesin e agresorëve, Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në paraburgim.

Në kërkim vijojnë të jenë Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja i cili u tërhoq nga detyra pasi në media rrodhi video e episodit babar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë. Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre. Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë në vetëm 48 orë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, u shkri i gjithë Komisariati i Krujës dhe gurorja e Përparim Rrajës (ende në kërkim), u bllokua nga policia.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?