Momentet e tmerrit, si tentoi 25-vjeçari të djegë të dashurën e mitur! 16-vjeçarja: Më spërkati me benzinë, sa ndjeva erën ika me vrap

27 Gusht 2022, 11:17| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 22:08

  • Share

Gjykata e Tiranës la sot në burg 25-vjeçarin Ardit Çela që tentoi të digjte të ish-dashurën e mitur me benzinë, ndërsa dy shokët bashkëpunëtorë u dënuan me detyrim paraqitje.

Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta djegin me benzinë. Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

Mbi Ardit Çelën dhe Dea Matjan rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Enea Xhori akuzohet për përkrahje të krimit.

Fillimisht policia kapi Ena Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan, e më pas edhe Ardit Çelën. Mësohet se e mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të. 

1661603349_ardiancela.jpg

Ora 14:36
VIDEO/ Tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën e mitur, 25-vjeçari kërcënon gazetarët brenda sallës së gjyqit: Do ta fus atë telefon në by**ë po të kapa

Ardit Çela i cili bashkë me dy shokë të tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë 16 vjeç, ish-të dashurën e tij, gjatë kohës kur po qëndronte në kafazin e xhamit në pritje të verdiktit nga gjykatësi, nuk hezitoi të tregonte natyrën e tij të dhunshme edhe për një herë tjetër.

Brenda sallës, gazetarët po filmonin pamje me 3 të akuzuarit, gjë që si duket “e bezdisi” agresorin në moshë madhore e me ish-të dashur minorene.

I nervozuar se po filmohej, autori kërcënoi dhe ofendoi gazetarët, ku dëgjohet duke thënë:

“Do ta fus atë telefon në by**ë po të kapa përjashta!”

Ardit Çela u la sot në burg nga gjykata, por fillimi i rrugëtimit të tij drejt dënimit duket se nuk po e vetëdijëson për krimin brutal, i cili mund të kishte fund akoma më tragjik për 16-vjeçaren.

Ora 12:32
Tentuan ta digjnin me benzinë, 16-vjeçarja rrëfen detajet: Më spërkatën dhe ndezën çakmakun, më pas vrapova

1661596812_Screenshot1.jpg

Vajza 16 vjeç, e dhunuar nga ish i dashuri 25 vjeç dhe dy shokët e tij i kallëzoi vetë këta të fundit në Polici, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të tre dhunuesve, u bënë me dije detajet.

Vajza ka treguar se si Ardit Çela bashkë me shokët e tij tentuan ta digjnin me benzinë poshtë pallatit ku banonte. Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë, me të cilën spërkati 16-vjeçaren pasi e rrahën dhe e goditën dhunshëm. Më pas, Çela nxori çakmakun për t’i vënë flakën vajzës, por kjo e fundit pasi e nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar agresorëve.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar pamje filmike që provojmë krimin e tre të rinjve, ndërsa e mitura kishte shenja dhune në trup.

Ora 12:00
Tentuan të djegin të miturën me benzinë, gjykata lë në burg 25-vjeçarin e detyrim paraqitje për 2 bashkëpunëtorët

1661590432_ardicela.jpg

Gjykata e Tiranës la ne burg Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari Enea Xhori dhe 17-vjeçari Dean Matja janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

25-vjeçari Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 28/08/2022 13:03

    Cjan kta lango halesh qe bejn si gango

    Përgjigju
  • Tata: 28/08/2022 09:40

    Po si lihen detyrim paraqitjeje keta dy psikopatet? Po rrezikshmeria qe kane me ate krim te llahtarshem qe deshen te kryejne? Po vajzen qe mund ta kercenojne e ta rrahin prape? Ose ndoshta edhe ta vrasin, qe te kaloje me lehte ceshtja pa deshmine e saj, se ne kete seance eshte deshmuar vetem per te caktuar masen e sigurise. Kjo eshte per te vene duart ne koke dhe per ta cuar gjykatesin dhe prokurorin per veshi ne spak.

    Përgjigju
  • Parruca: 27/08/2022 20:45

    Ore ky prokurori ku e ka mbaruar shkollen e Magjistratures, te Plepat? Se pervec vrasjes te mbetur ne tentative, ky duhet akuzuar dhe per mardhenie me te mitur. Ndersa ne sallen e gjyqit ka konsumuar vepren penale: kanosje per shkak te detyres, ndaj gazetarit.

    Përgjigju
  • Tani: 27/08/2022 20:18

    E rregullojn çunat e qelise kete palaço

    Përgjigju
  • Danoci: 27/08/2022 20:02

    Cer ka qe bo kshu ky maloku ? Cojeni ke qelia mandeles elbasonit ta shpojn nga suma ta bojn rob

    Përgjigju
    • Jetnor: 28/08/2022 08:44

      Qeke bo rob me nfund dhe ti ????

  • Klim: 27/08/2022 19:58

    Fytyre vrasesi. Te kalbet ne burg.

    Përgjigju
  • Liku: 27/08/2022 19:30

    Keta jane pper tu shtruar ne psikiatri se nuk jane normal nga trute e kokes

    Përgjigju
  • Si ka mundesi...!?: 27/08/2022 18:36

    Ku e gjen kurajon ky vemja...!? Cfare familjeje mund te kete ky monster? Keta duhen shuar si shpi...!

    Përgjigju
  • BOGE: 27/08/2022 18:05

    Ktij kishte me ken mire me I marr motren dhe ky me pranga me e qu te veni me shishe dhe me kamzhik me I thane lyje tesh me benzine se flaken ja vem na me shikju a po i dhem.

    Përgjigju
  • Koloseu: 27/08/2022 17:53

    Ne dore te zoti cfar pamje paska ky 25 vjecari,ky duket qysh tesh se asht vrases ne perspektive!

    Përgjigju
  • Fck barbonat: 27/08/2022 16:58

    Kalbi ne burg barbonat

    Përgjigju
  • Arber: 27/08/2022 16:41

    Gjykatesi e pesofte tek vajza e vet ,motra e vet e gjith femrat e fisit dhe pastaj ke ti beje krushq keta *****qe jane pjelle e *****.Keta killerat potecialisht sot per nder te shokur neser per hir te pageses u duhen prere duart e felluqura atyre por edhe atyre qe i usheqje keta plera .

    Përgjigju
  • Gjyshi: 27/08/2022 16:01

    Do i pritet rruga krimit ne kete vend apo do vazhdojme te prodhojme Shullazer, Martinaj, Dokle etj. Edhe ata keshtu e kane nisur karieren duke perfituar nga pandeshkueshmeria dhe korupsioni. Te tre duhej te ishin ne arest me burg deri ne gjykim. 20 vite ketii kellires kryesor dhe nga 15 vite ketyre te tjereve. Te shohim nese do kene guxim prape. Ndryshe kete vend e merr Lumi dhe Deti bashke.

    Përgjigju
  • Klodi: 27/08/2022 15:44

    Nuk e kuptoj si mund te lesh detyrim paraqitje, dy bashkepuntore qe tsntojne te vrasin dike????

    Përgjigju
  • Tallava: 27/08/2022 15:37

    Ore klta të Prokurorisë duhet i nfrenë dhe akuzë për mardhenie me të mitura

    Përgjigju
  • Xcxcc: 27/08/2022 15:28

    Ketyre do qir motra robqirave ti denojn me vdekje

    Përgjigju
  • Maks: 27/08/2022 14:35

    E di qe mesazhin tim nuk do botosh Puna jote Un pas ketij mesazhi do ju bej bllok Tani per kete ngjarje nuk kaegjykates te nxjerri keta kriminela Ne rast kjo cup ka familje duhet ta coj nderin eeneperkembur ne vend

    Përgjigju
  • DrejtesiBQ.re: 27/08/2022 14:31

    Po ata jane Vrases potencjal si i lini te lire mor fis derra. Po t lyej vajza juaj me benzin e ti ndiznin cakmakun ca do benit ju mor plehra.

    Përgjigju
  • Toni: 27/08/2022 13:30

    Po kjo 17 vjecarja a ka ndonje faj ??? Se jan ba keto 17 vjecaret ca nuk po degjojm . Se besoj qe ka qen ndonje 17 vjecare qe shkonte shkolle -shpi e keto i dolen para ne rruge

    Përgjigju
    • Injorant: 27/08/2022 22:36

      ja ky e gjeti , ca injorant duhet te jesh te mendosh se ka faj vajza ne ket mes

    • Dory: 27/08/2022 17:34

      Te jete si te doje ajo Ku e gjen te drejten ky barboni rural ta djegi me benzine?

  • Toni: 27/08/2022 13:17

    Keta brekegrisur duhen varur per k*qesh ne mes te Tiranes

    Përgjigju
  • Loran shehu: 27/08/2022 12:13

    Kta te mbaruar e duken qe ne fytyr cfar vari leshsa jan kush gjyqtar i korruptuar mund ti nxirte kta zgjepsa,po ka familje ajo goca duet ti djegin te gjall kta piZevenger

    Përgjigju
  • Turi: 27/08/2022 11:58

    Cuna të rinj me shpirt kaq të zi është cmënduri , këta duhet të bëhen vërtet shëmbull dhe ligji për asnjë vrasës nuk duhet të toleroj

    Përgjigju
  • dori: 27/08/2022 11:40

    Keta jane kriminelat e ardhshem prandaj duhen bere shembull.

    Përgjigju
    • fatos: 28/08/2022 08:57

      po ky pler nuk do fut ne burg po te kishte liq ta varje nenoitar ose karrike elektrike ose e kuderta te varesh ate gjyqtarin qe jep pretencen kurse per ata dy te tjeret ti presesh ndoi vesh ose dor ta mbajn ment

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?