Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, gjykata i lë në burg pa afat 2 autorët! Përndreca: Goditja për shkak të detyrës! Nuk tërhiqem nga puna

24 Dhjetor 2022, 11:01| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 11:38

  • Share

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat, dy personat e arrestuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca. Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyres. Dy te akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastrati, gjyqtari Ilir Perdeda e cilësoi të ligjshme arrestimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë ‘burg pa afat’.

Pas vendimit, Edmir Përndreca foli për mediat duke thënë se nuk i njihte të rinjtë dhe pretendon se goditja erdhi për shkak të detyrës. Megjithatë thekson se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në punën e tij. Identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes. 

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll.43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër  janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.

Ora 11:27
U dhunua nga 2 persona, drejtori i OSHEE në Lezhë: Nuk i njihja! Goditja erdhi për shkak të detyrës! S’tërhiqem nga puna

 

Drejtori i OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca ka folur për plagosjen nga 2 të rinj duke thënë se ishte hera e parë që i shihte dhe pretendon se gjithçka erdhi për shkak të detyrës. Në një komunikim për media, u shpreh se nuk i kishte ndodhur asnjëherë të përballej me situata kaq ekstreme, por thekson se puna e tij do të vijojë pa pengesa.

“Goditja është për shkak të detyrës se nuk kam pasur probleme të tjera dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër dhe duke pretenduar gjithmonë që me treguesit kemi arritur në nivelet maksimale. Normale që prishen interesa dhe ndodh edhe kjo, qoftë edhe lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato. Jemi rikthyer në punë pa u tërhequr në asnjë moment për të zbatuar ligjin dhe për të bërë detyrën sepse prandaj jemi këtu. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me 2 të akuzuarit, nuk i kam njohur.

Besimin e kam të plotë që do të flasë vetëm ligji përderisa ka marrë një rrugë tjetër dhe nuk besoj se do të marrë rrugë tjetër. Nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, është diçka ekstreme se nuk mund t’i dalësh një zyrtari kështu. Ka zyrë e komunikim, por jo rrugëve. Këto veprime nuk do të më pengojnë në punë. Do vijoj si më parë dhe me ritme më të shpejta për ta çuar arritjen e treguesve dhe perspektivat e mia deri në nivelet maksimale për sa kohë të jem në këtë detyrë”, tha Përndreca.

Komento

Komente

  • Talexhi: 24/12/2022 17:29

    Pak e ke o Edmir. Pse sthua sa lek ke marr mos me u cu polict njerzve? Sta ka pas lan baba kyt

    Përgjigju
  • Visi: 24/12/2022 13:24

    Ti e di kush ta ka ba o nishi Se i paske cu kontrollin te hoteli dhe i paske leviz puntorin e tij prej pune. Por mos u anko se i ka pase mundesite me te cu te shokt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?