Dhunuan familjen Kaçi në Hamallaj, lihet në burg ish-gardisti Martin Nikolli dhe vëllai i tij

2 Gusht 2023, 11:13| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 14:08

  • Share

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-gardistin Martin Nikolli dhe vëllain e tij Alfred Nikolli, pas dhunës që ushtruan ndaj familjes Kaçi për shkak të konfliktit për rrugën e lagjes. Dy vëllezërit Nikolli ishin sot të pranishëm në senacën gjyqësore ku u njohën me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Mësohet se Martin Nikolla ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim në gjykatë, si në dëshminë e dhënë, ku thotë se ka qëlluar me armë në ajër për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa sipas tij, sherri ka nisur pasi ka qenë 80-vjeçari Pjetër Kaçi që ka ofenduar i pari.

Ngjarja në Hamallaj, ndodhi më 30 korrik, ku vëllezërit Nikolli dhunuan me shkopa bejsbolli familjen Kaçi, ndërsa gardisti Nikolli akuzohet se ka përdorur edhe armën e shërbimit duke qëlluar në ajër. Menjëherë pas ngjarjes, Nikolli u përjashtua nga radhët e gardës, ndërsa më pas u arrestua nga AMP për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë edhe vëllai i tij Alfred Nikolli, 46 vjeç, akuzohet për të njëjtat veprat penale.

Sipas informacioneve, sherri ka nisur mes 80-vjecarit Pjetër Kaçi dhe dy vëllezërve Nikolli, për një rrugë që po ndërtohej privatisht nga familja Nikolli dhe dëmtonte avllinë e familjes, Kaçi. Rruga që u bë “mollë sherri” është nismë private dhe jo projekt i shtetit. Familja Kaçi që denoncoi zaptimin e tokës nuk ka asnjë dokument pronësie. Prej disa muajsh ata konfliktoheshin për rrugën derisa u përplasën fizikisht të dielën dhe ish-gardisti qëlloi me pistoletë në ajër.  Gjykata e Durrësit ka lëshuar të martën urdhër mbrojtjeje për Pjetër Kaçin dhe djemtë e tij, pas konfliktit që patën me Martin Nikollin dhe vëllezërit e tij. 

1690967190_martinnikolli.jpg

1690967204_nikolli.jpg

 

Martin dhe Alfred Nikolli

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besim: 03/08/2023 05:07

    Kjo fare policie apo AMP te shkrin gazit. E arreston ne flagrance??? Ne flagrance kupton ne kryerje e siper te vepres penale. Nga cfare rezulton, eshte arrestuar "menjehere pas kryerjes". Me tutje, thone e arrestuan per veprime "antiligjore" e me pas te "kundraligjshme"! Tani o njera o tjetra. Apo nuk e kane fare haberin kah ligji dhe bjeri ti biem. Uhhh. E ka e shkarkuar!!! Pa e hetuar, pa u gjukuar! Shtet komplet alabak. Po pezulloje njehere dhe ndiq procesin e rregullt ligjor. Pika qe su bie.

    Përgjigju
  • Arioni: 02/08/2023 16:11

    Tani duhet te futen ne burg dhe ata hunderrat e familjes kaci se djem tezesh jan funderrinat e mirdites ardh nga malet dhe tok e xanun e kan provoku keta qe ti fusin ne burg ,tani te futen dhe fisi hunde derrave dhe vesh llapushet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?