Foto ilustruese

Kronikë

Dhunuan fizikisht dhe gratë e tyre, vihen në pranga 3 persona në Dibër

10 Dhjetor 2022, 12:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 12:36

  • Share

3 persona janë arrestuar në Dibër pasi kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar me iniciale E.P., i  cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka rrahur gruan duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.

Janë arrestuar dhe dy persona të tjerë në Bulqizë. Një 57-vjeçar me iniciale P. E., dhe një 43-vjeçar me iniciale M.R.,43 vjeç. Ata kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?