Arbër Liço

Kronikë

Kërcënuan një familje në Kuçovë dhe dhunuan kryefamiljarin me shkopa bejzbolli, nis hetimi për 2 prej 6 agresorëve

11 Tetor 2021, 12:45| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 12:52

  • Share

KUÇOVË- Policia ka nisur hetimet ndaj 2 prej persovane të përfshirë në një ngjarje të regjistruar 3 ditë më parë në Kucovë, ku një grup me persona kanë kërcënuar dhe ushtruar dhunë me shkopa bejzbolli ndaj një familjeje.

Njërin prej emrave ndaj të cilëve ka nisur hetimi, më konkretisht Loni Malaj 61 vjeç, është përmendur edhe nga kryefamiljari viktimë i dhunës, 34-vjeçari Arbër Liço gjatë denoncimit të tij në media për ngjarjen, ndërsa hetimi ka nisur edhe ndaj I.I 33 vjeç.

Këta dy persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin së bashku me 4 persona të tjerë, duke mbajtur nga një shkop bejzbolli kanë hyrë më dhunë në banesës familjes dhe kanë kërcënuar pjesëtarët e saj, ndërsa kanë dhunuar Arbën Liçon, teksa po përpiqej t’i dilte në mbrojtje njerëzve te tij.

Për kamerën e Report Tv, Liço tregoi se përpara se agresorët të largoheshin nga banesa i thanë familjes “Jeni të vdekur” ndërsa Arbri njoftoi policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen "11 Janari" në Kuçovë.

"Në hyrje të Kuçovës, ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët me kanë bërtitur dhe më kanë sharë, arsyen nuk e di. Kam ndaluar makinën dhe i kam thënë ca problemi ka kanë vazhduar prapë duke sharë,  Pas pak 30 minuta më vonë, kanë ardhur Loni Malaj me djalin e tij Gert Malaj dhe 3 persona të tjerë me shkopa bejsbolli më kanë dhunuar, kërcënuar, mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam mbyllur derën, 3 prej tyre nuk i njoh me emra vetëm me fytyra. Përpara se të iknin më thanë jeni të vdekur të gjithë.", shprehet kryefamiljari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje", kryer në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?