Dhunuan me grushte një person në spital, Gjykata e Durrësit cakton masën 'arrest në burg' për tre familjarët e të dashurës së 32-vjeçarit

30 Maj, 11:15| Përditesimi: 30 Maj, 12:00

  • Share

DURRËS - Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për tre personat që kundërshtuan policinë dhe dhunuan në ambientet e spitalit të Durrësit 32-vjeçarin, Eridion Cenametin.

Shkaku i dhunës së ushtruar ndaj tij ishte një lidhje dashurie e kundërshtuar nga familja e vajzës.

Babai dhe të afërm të saj, që dyshohet se e ndiqnin të riun, u futën në ambientet e spitalit dhe pasi kundërshtuan me forcë policinë, e rrahën atë duke e goditur me grushte në kokë dhe trup.

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë tre shtetasit: Benard Kajën, Elton Kaleshin dhe Kledian Lleshin, me origjinë nga Dibra dhe banues në plazhin e Durrësit, ndërsa 32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e duhur shëndetësore dhe ka dhënë dëshminë e tij, është lënë i lirë.

Ata akuzohen për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë” vepër e kryer në bashkëpunim, si dhe “plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas të plagosurit, familja e vajzës nuk e ka pranuar lidhjen e tyre dhe ai është kërcënuar me jetë nga babai i vajzës, i cili në telefon e ka kërcënuar se nëse nuk largohet nga Durrësi do ta vriste bashkë me të bijën.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?