Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

28 Mars, 10:28| Përditesimi: 28 Mars, 13:02

  • Share

KORCE - Gjykata e Korçës ka caktuar detyrim me paraqitje për 4 personat të cilët më 22 mars dhunuan me shkopa bejsbolli dhe 30 vjecarin në ambjentet e një lavazhi në Korçë.

Ndaj shtetasve Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura,Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit " detyrim për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore" informon gazetari i Report Tv Armand Braho.

Katër personat u vetëdorëzuan në polici një ditë pasi dhunuan 30-vjeçarin brenda servisit 

Pikënisja e konfliktit të dhunshëm daton më 14 shkurt të këtij viti, kur dyshohet se Ramadan Hasani, i dhunuari, dhe vëllai i tij, u konfliktuan fizikisht me Spartak Selima, pasi ata pretendonin se Selima i ngacmoi partneren njërit prej vëllezërve.

Prokuror i dosjes ishte Dashnor Nure ndërsa vendimi u dha nga gjyqtarja Gentiana Shukullari.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 28/03/2024 10:37

    KRIMI NE GJYKATA VAZHDON....Prandaj shqiptaret po e boshatisin vendin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?