Gjykata e Tiranës

Kronikë

Dhunuan policin, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin! Detyrim paraqitje për të vëllanë

6 Tetor, 11:50| Përditesimi: 6 Tetor, 13:11

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë sot në në burg 21-vjeçarin me iniciale D.S , i cili 2 ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë. Ky i fundit 18-vjeç me inicialet K.S , është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata.

Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të rinjtë sulmuan punonjësin e policisë “për shkak të detyrës së tij” thanë blutë e kryeqytetit.

Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan me incidente, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët që ndodheshin aty.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2749 Akti , datë 06.10.2025, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaj personave nën hetim D.S. dhe K.S.,  

Gjykata, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët.

PËR  KËTO  ARSYE :

Gjykata bazuar bazuar në nenet 245, 259, 234 dhe 238 të K.Pr.Penale Gjykata,  [...]

V E N D O S I :

Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasve D. S.dhe K. S. si të dyshuar për kryejen e veprave penale të “Goditje për shkak të detyës”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim prone me dashje”, parashikuar nga nenet 237/3, 238/3, 150 dhe 25, të Kodit Penal.

Caktimin e masës sigurimi me karakter shtrëngues  ndaj shtetasit D. S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj të arrestuarit K. S..

Detyrohet i arrestuari K. S. që në zbatim të këtij vendimi gjyqësor të paraqitet, pranë oficerit të policisë gjyqësore të martën e parë të cdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit K. S. nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale apo për ndonjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm , duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.

U shpall në Tiranë sot më datë  06.10.2025

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • eni: 06/10/2025 12:03

    burg, asnje te mos falet, ku arrin te prishe kamerat e policise me thoni 1 vend botes, apo ne afrike qe ndodh kjo burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?