Kronikë

Dhunuan qytetarin që publikoi videon e Gëzim Paplekajt ku deklaronte se kishte shitur votën, lihen në burg 4 të arrestuarit në Lezhë! I kërkuan ta përgënjeshtronte

4 Maj 2021, 10:36| Përditesimi: 4 Maj 2021, 15:52

  • Share

Gjykata e Lezhës jep arrest me burg për 60 ditë për Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekajn. 4 anëtarët e familjes Paplekaj dhunuan dhe kërcënuan me jetë Ylli Kacolin mbrëmjen e 29 prillit, pasi ai i kishte publikuar video të Gëzim Paplekës me figurë dhe zë ku tregonte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve.

Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për të sqaruar të vërtetën në lidhje me atë video. Gëzim Paplekaj së bashku me 3 personat e tjerë nga fisi Mirash Paplekaj,  54 vjeç,  Donald Paplekaj, 22 vjeç dhe Jetmir Paplekaj, 29 vjeç, kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë Ylli Kacolin.

Referuar dosjes hetimore Ylli Kacoli dhe përsoni që shfaqet në video Gëzim Paplekaj ishin të njohur me njëri tjeterin dhe që të dy ishin punëtor sezonal në Mal të Zi.Video në fjalë është regjistruar në shtetin fqinj dhe më pas dyshohet të jetë shpërndarë nga Ylli Kacoli.Publikimi i kësaj video ka irrituar pjestaret e fisit Paplekaj, të cilët e kanë marrë në Mal të Zi Ylli Kacolin me pretendimin se do shkonin në Shqipëri për të sqaruar situaten.

Por kur kanë hyre në territorin shqiptar ata e kanë çuar 38-vjeçarin në zonen e Torovicës dhe përmes dhunës e kanosjes i kanë kërkuar që të bënte dëshmi të rreme, duke i kërkuar që të deklaronte se në momentin që është bërë video Gëzim Paplekaj ka qenë në gjendje të dehur.Por kjo nuk është pranuar nga 38-vjeçari i cili ka bërë menjëherë kallëzim në polici dhe blutë arrestuan menjehërë agresoret shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj. Ndërkaq avokati Ndre Molla thotë se sipas tij nuk ekziston vepra penale.

“E vlerësoj të drejtë ndalimin. Në lidhje me caktimin e masës së sigurimit bëhej fjalë për një kasetë të bërë në mal të zi mes kallëzuesit dhe të pandehurit gëzim Paplekaj për të cilin kjo situatë ka krijuar një emocion të caktuar. Kanë kontaktuar me të për ti kërkuar pse e ka bërë këtë gjë më pas dhe e kanë dhunuar por kjo ka të bëjë me veprën e ndjekjen nga ana e prokurorisë.

Kishte dhe akuza për shkatërrim prone por akuza nuk kishte sjellë një vlerë dëmi për të caktuar nëse kemi të bëjmë  me veprën penale të shkatërrimit të pronës apo jo. U vendos 2 muaj afat burgim për ti dhënë prokurorisë kohë për të verifikuar nëse shtrëngimi për të shrënguar apo deklaruar i është kërkuar shtetasit kallëzues për ta bërë para organit të procedimit apo thjesht për të bërë një video tjetër që thejsht dëshmonte diçka tjetër që për mua spërbën vepër penale. Për mua nuk ekziston vepra penale”.

Ky është rasti i dytë që janë referuar materialet në SPAK për krime zgjedhore në zonën e Lezhës. Më herët, u referua edhe një procedim për blerje vote nga përfaqësues të LSI.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionidhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 04/05/2021 12:18

    te Like kasapi cojini tu heqi nga nji dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?