Lazër Sallaku

Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët

26 Maj 2023, 17:36| Përditesimi: 26 Maj 2023, 17:40

  • Share

Komisioni i Vettingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Lazër Sallakun, me arsyetimin se nuk justifikon plotësisht pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash. Mes gjetjeve problematike të Komisionit të Vettingut, kryesore ishin 40 mijë euro dhuratë nga ish vjehrra. Sipas trupit gjykues, ish vjehrra nuk kishte mundësi financiare që t’i dhuronte ish bashkëshortes së gjyqtarit 40 mijë euro. Nga ana e tij, gjyqtari tha se “Shuma që i është dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna është krijuar para martesës, në vitin 2004 dhe nuk kam pasur të drejta mbi atë vlerë. Ai dhurim nuk duhej të lidhej me procesin e rivlerësimit”. Sallaku dhe solli në vëmendje një tjetër vendim të KPK-së, ku sipas tij një subjekt rivlerësimi nuk ishte ngarkuar me barrë prove për pasuri të krijuara nga bashkëshorti i saj, para martesës.

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku, me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj. Vendimi i tij për mbylljen e dosjes CEZ, e cila është rihapur nga SPAK-u, ishte pjesë e procesit të Vettingut, për kriterin e profesionalizimit.

Lazër Sallaku sqaroi para trupit gjykues se çështja CEZ ishte pushuar fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo vendimmarrje ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Bëhet fjalë për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Më vonë, Kuvendi i Shqipërisë, pas një komisioni hetimor, referoi një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Pa kryer hetime, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar sërish pushimin e hetimeve në vitin 2017.

Sallaku pohoi se nuk e kishte pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe kishte vendosur rikthimin e akteve për hetime të mëtejshme, duke lënë edhe detyra konkrete. Pas afro tre vitesh, prokuroria e kishte risjellë dosjen sërish për pushim. Këtë herë, Sallaku e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e dosjes, ku sërish nuk ishte pyetur asnjë nga të kallëzuarit. Herën e parë mbylljen e dosjes e kërkoi Alma Bramo, ndërsa herën e dytë Erjon Imeraj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj,MallaKASTRIOTI: 27/05/2023 09:38

    Duhet shkarkuar 100 % nga detyrat gjyqtarë e Prekuror të kapur nga Sb 92 me kurse 6 mujore.Këta po dëmtojnë më rëndë IMAZHIN e Vëndit. -SPAK është klonuar nga S.Berisha.E gjithë drejtësia.Kishin besim se fitonte Saliu Lokalet dhe të kërkohej zgjedhje të parakohshme Kuvëndore për të kthyer në punë të VENTINGUARIT PËR KORRUPSION DHE PASURI TË PALIGJËSHME. -Edhe Altin Dumani si Tik Llalla..që i merr detyrar nga Sb,Im..dhe zbaton porosit e paraardhësit Shkodran që vetëm ndryshoi karrigen. -Juristi Nr.1 Zef Brozi nga Amerika deklaron..NË SPAK KA RËN BOMBA..!

    Përgjigju
  • Iris: 27/05/2023 02:53

    Qe prokuroret bejne shpesh rolin e avokatit ne Shqiperi,kete e kane kuptuar te gjithe,por ama qe ke mbyllur disa dosje te rendesishme edhe kjo bie ne sy,ashtu sic bie ne sy qe nuk eshte thjesht nje koncidence e rastesishme e goglave qe i njejti emer gjykatesi del perhere per ceshtje te rendesishme,apo per te njejtet emra personash te rendesishem te permendur ne akuza per ceshtje te rendesishme!! Nuk paska te tjere gjykates,por vetem Sallaku paska mbetur te gjykoje Berishet,Bashet & Co ?!

    Përgjigju
  • Drejtesi: 26/05/2023 18:18

    E keni lene gjate pa e zhdukur nga drejtesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?