Këngëtarja e dashur për publikun Dhurata Dora ka një dhuratë për të gjithë fansat e saj. Ajo lajmëron se e ka pritur me padurim këtë moment në karrierën e saj. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja njoftoi se së shpejti do të publikojë një album.
“Më në fund, jam shumë e lumtur dhe krenare që t’ju njoftoj se albumi im ‘Dhurata’ më në fund ka një datë publikimi, më 03.03.2023. Nisi numërimi mbrapsht për ‘Dhurata’. Kjo është një dhuratë për veten dhe për të gjithë mbështetësit e mi, të cilët më kanë shtyrë të punoj gjithnjë e më shumë gjatë gjithë këtyre viteve. Jam mirënjohëse për të gjithë njerëzit që më rrethojnë dhe shpresoj që do ta shijoni po aq sa unë”, shkroi ajo.