Dhurata Haveri përballë Vettingut/ Pasuria dhe të ardhurat e bashkëshortit noter rrezikojnë gjyqtaren

25 Shtator 2019, 20:34| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 20:37

  • Share

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda nuk paraqitet në seancën e Vettingut, ndërsa nga hetimi i 2-të i KPK-s për Dhurata Haverin nxjerr probleme me pasurinë.

Sipas raportit të komisionit, Haveri prej 1991-2014 ka një bilanc negative të pajustifikuar në vlerën e 8.8 milion lekë. Ndërsa po ashtu një hua e marrë prej saj tek një i afërm në Shkodër në vlerën e 5 milion lekëve nuk u provua me dokumente.

 KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj noter, nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore të vendit. Më 27 shtator ora 9:30 KPk do të shpallë vendimin nëse do të shkarkojë apo lejoj Haverin të vazhdoj karrierën në sistemin e drejtësisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?