886 persona në Australi kanë marrë një përgjigje negative të testit për Covid-19, ndërkohë që ishin pozitiv. Një spital në Sidnei u ka dorëzuar përgjigjet e testit në mënyrë të gabuar duke bërë që infektimet jo vetëm të rriten më shumë, por pacientët janë edhe më të shqetësuar pasi janë frikësuar se mund të ketë infektuar të afërmit e tyre pa e ditur.
Ky gabim ka ndodhur gjatë Krishtlindjeve, ku njerëzit mblidhen për të festuar së bashku. Problemi kishte qenë në një gabim të ndodhur në përpunimin e të dhënave, ku laboratori i spitalit kërkoi ndjesë.
Ata thanë se gabimi, që preku 886 njerëz në total, kishte ndodhur pasi punëtorët u përballën me një vëllim "të paprecedentë" të testeve.
???
Përgjigju