Dhurata, qendër tregtare dhe 4 shtëpi të pajustifikuara! Si u ‘vulos’ shkarkimi përfundimtar i kryegjyqtares së Korçës

13 Shkurt 2020, 20:33| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 20:38

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ‘vulosur’ në mënyrë përfundimtare shkarkimin nga detyra dhe përjashtimin me 15 vjet nga drejtësia kryegjyqtarin e Apelit në Korçë, Entela Prifti. Një mendim ndryshe ka pasur vetëm gjyqtarja Ina Rama, ish-kryeprokurore, jo për faktin se zonja Prifti duhej shkarkuar nga detyra, por për konstatimin e shumicës se Entela Prifti ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Kryegjyqtarja e Korçës u shkarkua fillimisht nga shkalla e parë e Vettingut në 10 tetor 2018. Ajo i kërkoi Kolegjit rrëzimin e këtij vendimi. Kolegji në 2 dhjetor të 2019, la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Të pesë anëtarët e trupit gjykues nuk kanë pasur asnjë dilemë për shkarkimin nga detyra të Entela Priftit, me përjashtim të zonjës Rama, për një asket që nuk e afekton vendimin përfundimtar.

Po pse Kolegji e shkarkoi përfundimisht Entela Priftin? Nga vendimi i zbardhur para disa orësh, Kolegji ka arritur në konkluzionin se kryegjyqtarja e Korçës ka mungesë të burimeve financiare për të justifikuar një apartament me sipërfaqe 55 m² në Korçë, apartament 70 m² në Korçë, apartament banimit dupleks me sipërfaqe 235 m² në Korçë, banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 519 m² në Korçë. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se kjo ‘njësia e shërbimit’ ishte pjesë e një qendre tregtare. Kryegjyqtarja ka deklaruar se e ka blerë me 27.360 lekë/m2. Por, sipas Komisionit të Vettingut çmimi i saj sipas tregut është mbi 1.100 euro. Gjithsesi, Kolegji ka konkluduar se kryegjyqtarja nuk e justifikon këtë pasuri.

Edhe pse gjithë këto pasuri, kryegjyqtarja ka deklaruar se bashkëshortit të saj i ka dhuruar babai 2 000 000 lekë. Kjo shumë ka kaluar në llogarinë e bashkëshortit. Kolegji ka arritur në konkluzionin se kryegjyqtarja ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për krijimin e kësaj shume. Por, çudirat nuk mbarojnë këtu. Shkalla e parë e Vettingut ka konstatuar se bashkëshortit të kryegjyqtares i kishin kaluar 70 mijë USD në llogari, shumë e cila nuk është deklaruar. Ajo ka pohuar se kjo shumë i përket një mikeshe të familjes së tyre që ushtron profesionin e avokates në Selanik, Greqi. Në vijim, bashkëshorti i tij ka depozituar në shumë 3.600.000 lekë, e ka konvertuar atë në monedhën euro 29.629 dhe e ka tërhequr cash. Kryegjyqtarja ka pretenduar se edhe kjo shumë i përkiste një miku të bashkëshortit, por nuk kuptohet se pse miq e familjes së tyre i kalonin paratë nga llogaria e bashkëshortit të kryegjyqtares.

Komento

Komente

  • Agjenti: 13/02/2020 22:04

    Konfiskim te pasurise pa ja zgjatur fare. Kshu duhet

    Përgjigju
  • Korcar: 13/02/2020 21:45

    Po jesaj dergojini OFL se kjo e paska ngritur zgupthi me veprimtari jriminale mu ne shtepine e ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?