SHBA - Boksieri shqiptar, Kristian Prenga ka fituar ndeshjen e 11-të radhazi në ring, duke mposhtur me Knock Out amerikanin Christopher Arnold. Në sallën e "Prudential Center" në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, mirditorit iu deshën vetëm 2 minuta e 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalin dhe marrë fitoren e 15-të në karrierë. Paçka se dueli ishte me tetë raunde, Arnold nuk mbylli as të parin. Këtë sukses Prenga ia ka dedikuar të gjithë shqiptarëve, si një dhuratë për ndërrimin e viteve.
"Falenderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë mbështetjen tuaj miq, dashamirës dhe shqipeve që me atmosferën e tyre elektrizuan sallën e Prudential Center mbrëmjen e djeshme. Kjo fitore e fundvitit ishte për të gjithë ju dhe gjithë shqipëtarët kudo ndodhen. Ndeshje të tjera të forta na presin për vitin 2024 dhe angazhimi im do jetë maksimal si në përgatitje, stërvitje intensive ashtu edhe në performancë për sfidat e rradhës, për t'ju bërë krenar dhe për t'ju dhënë fitore. Mirënjohje për ju. Falenderime për ju", shkruan Kristian Prenga.
Prenga është zhvendosur nga Shqipëria në SHBA dhe po zhvillon një karrierë të mirë, duke regjistruar vetëm një humbje. 32-vjeçari gjithmonë paraqitet në ring me flamurin kuqezi.
Urime Kristi Prengës për fitoren ????????????????????????????????????????
Përgjigju