Kush dëshiron të dhurojë gjak mund ta bëjë atë edhe përmes platformës e-Albania: mund të rezervojnë një takim për të dhënë gjak, ose të regjistrohet si kontakt në gatishmëri për raste urgjente ku kërkohet transfuzion i menjëhershëm. Aktualisht janë regjistruar mbi 19 mijë qytetarë si dhurues të mundshëm gjaku.
“Në shërbim për rezervim për dhurim gjaku për individë edhe subjekte, çdo qytetarë mund të rezervojë për të dhuruar gjak dhe të njoftohet nga njësia përkatëse e dhurimit të gjakut për datën edhe orën kur duhet të paraqiten. Vetëm në 6 mujorin e parë janë regjistruar 19 mijë qytetarë. Në deklarimin vullnetar i grupit të gjakut, çdo qytetar mund të deklarojë grupin e tij dhe të zgjedh të lajmërohet për të dhuruar gjak në rast kur rezervat e gjakut për atë grup gjaku janë të ulëta.”, u shpreh Ana Hoxha, drejtoria TIK, ministria e Shëndetësisë.
Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, që është me 14 qershor, në ambientet e AKSHIT u organizua një aktivitet sensibilizues.
“Dhurimi i gjakut është një akt humani por edhe një detyrë morale që e kemi të gjithë ne, për të qenë sa më pranë njerëzve që kanë nevojë për transfuzion gjaku, në mënyrë të vazhdueshme. Edhe këtë vit AKSHI u bë pjesë e kësaj nisme për dhurimin vullnetar të gjakut”, u shpreh Viol Xhafaj, drejtoria për promovim AKSHI.
Dhurimi i gjakut vjen nga dëshira për të shpëtuar një jetë.
“E shoh si detyrim moral dhe human ku dhurimi i gjakut, u jep një mundësi të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak”, tha Franc Zylyftari nga sektori i reagimit ndaj incidenteve të sigurisë në AKSHI
Edhe Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri organizuan një aktivitet dhurimi gjaku.
“Është një dite shume e rëndësishme, pasi çdo qytetar kontribuon duke dhuruar pak gjak, duke ndihmuar njerëz qe luftojnë edhe kana nevoja të përditshme për gjak”, theksoi Grabriel Cremades Ventura, ambasador i Spanjës.
Në 5 muajt e parë të këtij viti numri i dhuruesve të gjakut është rritur me rreth 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani, kanë dhuruar gjak 12 mijë e 124 persona, prej të cilëve 4 mijë e 50 ishin vullnetarë dhe 8 mijë e 74 familjarë. Në vitin 2024 kjo shifër ishin në nivelin e 11 mijë e 437 dhuruesve.
Komente

Japonia po e prodhon veté
Përgjigju