Roboti Grace

Bota

Dhuron lumturi dhe batuta, Grace roboti me temperamentin e veçantë shoqëron pacientët me COVID-19 për t’i kthyer optimizmin në ditët e vështira

10 Qershor 2021, 15:57| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:01

  • Share

Mbase gjëja më e dhimbshme në “luftën” me COVID-19 është vetmia, vetmia mbytëse e mureve të bardha të spitalit, vetmia e frikës së vdekjes dhe e mungesës së familjarëve të dashur.

Për këtë arsye është krijuar Grace! Roboti me temperament dhe një sens humori të këndshëm, që shoqëron, argëton dhe i shërben pacientëve me COVID-19 në Hong Kong.

“Unë mund të vizitoj njerëzit dhe t’i lumturoj sado pak ditën, mund të bëjë gjithashtu terapi me ta, si dhe t’i ofroj ndihmë mjekësore.", sghprehet Grace.

Sipas projektuesit të robotikës David Hanson, Grace i ngjan një profesionisti të kujdesit shëndetësor dhe është krijuar për të lehtësuar barrën e stafit të spitalit të cilët kanë qenë të mbingarkuar me punë për shkak të pandemisë.

Ai tha se Grace ka një pamje të ngjashme me atë të njeriut dhe ndërvepron si të ishte e tillë, duke shtuar se ajo ka më shumë se 48 muskuj në fytyrë të cilat e ndihmojnë të shprehi ndjesitë e saj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?