Memushaj dhe di Biagio

Di Biagio dhe Memushaj në stol, Dinamo merr edhe ish-mesfushorin e Serie A! Gjen drejtorin sportiv

1 Gusht 2023, 12:55| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 13:04

  • Share

Dinamo zyrtarizoi sot largimin e Dritan Mehmetit nga stoli i ekipit. Tanimë Blutë do nisin një aventurë të re me ish-trajnerin e Italisë U-21, Luigi di Biagio. Krah trajnerit do jetë edhe Ledian Memushaj, ish-lojtari i Kombëtares që ka luajtur në disa klube të Serie A.

Kjo e martë do jetë edhe dita e parë e punës për italianin di Biagio, me "Nëndetësen" që do zbarkojë në Itali për fazën përgatitore. Ndryshimet rrënjësore në klub kanë bërë që të ketë zhvillime te Blutë, teksa pritet që afrimet të jenë të spikatura.

Gianluca Di Marzio bën me dije se dëshirë e stafit është ish-lojtari i Monzës, Salvatore Molina. Tanimë pa kontratë, mesfushori pëlqehet nga stafi i Bluve. 31-vjeçari që luan në mesin e fushës ka një karrierë të pasur, duke veshur fanellat e Atalantës, Modenas, Cesenas, Perugias, Barit dhe së fundmi Monzës.

Veç tyre, Dinamo është duke menduar edhe për postin e drejtorit sportiv, me Haris Fakic, ish-in e Skënderbeut që duket se është përzgjedhur për postin.

Luigi di Biagio me fanellën e Dinamos (majtas)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?