Bota

Di Maio: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

21 Prill 2021, 14:25| Përditesimi: 21 Prill 2021, 14:30

  • Share

Në takimin e zhvilluar sot mes ministrit të jashtëm Italian Luigi Di Maio, ministrit të jashtëm slloven Anže Logar dhe ministrit të jashtëm kroat Gordan Grlić Radma, u diskutua për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e anëtarësimit të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Çështja e zgjerimit në Ballkan është në qendër të vëmendjes të Italisë dhe të Bashkimit Evropian, kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio. 

"Unë kam vizituar shumë herë këto vende që aspirojnë të anëtarësohen në BE disa herë. Unë takova të rinjtë e tyre dhe ajo që del është se shumë të rinj shikojnë të ardhmen e tyre në BE. Ne duhet të ndihmojnë këta të rinj që të shikojnë me optimizëm të ardhmen e tyre. Shpresa është që të ri zbulojmë një dimension politik në nivel evropian për të rifilluar dialogun për zgjerimin, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” tha Di Maio.

Ndërkohë që ministri i jashtëm slloven, vendi I të cilit merr presidencën e BE, në 6 muajt të ardhshëm, theksoi se është prioritet i tyre.

 ”Qëllimi i presidencës sllovene të Bashkimit Evropian, në 6 mujorin e ardhshëm është rifillimi i dialogut politik për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?