Futbollisti i Juventusit Angel Di Maria

Di Maria dhe Juventus të pafat, argjentinasi humbet ndeshjet ndaj ish-ekipit! Buzëqesh Paris SG

5 Shtator 2022, 16:30| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 16:32

  • Share

Juventus ka marrë një lajm aspak poztiv në prag të ndeshjes me Paris SG, e para për këtë sezon në Champions League

Bardhezinjtë nuk do kenë në dispozicion sulmuesin Di Maria, i cili kishte vetëm pak ditë i kthyer nga dëmtimi. Argjentinasi është dëmtuar kundër Fiorentinës dhe ndaj PSG nuk do jetë as i grumbulluar, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Filip Kostic.

Për rrjedhojë Di Maria humbet mundësinë për të luajtur ndaj ish-ekipit të tij, ndërsa i shtohet mungesës së Pogba-s dhe Cheisa-s. Paris SG-Juventus do luhet në Parc de Prince dhe nis të martën në orën 21:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?