Flamuri SHBA, BE

SHBA dhe BE, bashkëpunim për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

22 Dhjetor 2022, 16:12| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 18:35

  • Share

Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Evropian angazhohen për bashkëpunim të ngushtë për tu mbrojtur nga rreziku i sulmeve kibernetike dhe premtojnë mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Dakordësia është konfirmuar edhe një herë në takimin e 'dialogut kibernetik' mes SHBA dhe Bashkimit Evropian. Tema kryesore e bisedës ishte angazhimi i dy palëvë për të siguruar një partneritet për përballimin e sulmeve kibernetike dhe 'internet i hapur'.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja mbuluan një sërë temash, duke përfshirë përditësimet politikat kibernetike, bashkëpunimin në forume shumëpalëshe, diplomacinë kibernetike dhe parandalimin e krizave.

Ngritja e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi dhe siguria kibernetike në hapësirë, ishin disa nga temat e rëndësishme që u diskutuan.

Patjetër që vëmendjen më të madhe e mori edhe Ukraina, ku zyrtarët diskutuan mbështetjen e vazhdueshme për mbrojtjen kibernetike. Ndodhitë e fundit në Shqipëri, të cilat i referohen sulmeve kibernetike të Iranit, ishin teme bisede në mbledhjen e përbashkët.

Dialogu u kryesua nga Jennifer Bachus, Zyrtare e Lartë e Byrosë për Hapësirën Kibernetike dhe Politika Dixhitale, Liesyl Franz, Zëvendës Ndihmës Sekretari për Stabilitetin Ndërkombëtar të Hapësirës Kibernetike, Joanneke Balfoort, Drejtore për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Lorena Boix Alonso , Drejtor për Shoqërinë Dixhitale, Mirëbesimin dhe Sigurinë Kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë (DG CONNECT), Komisioni Evropian.

Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan gjithashtu nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Zyra e Drejtorit Kombëtar të Kibernetikës, Departamentet e Shtetit, Sigurisë Kombëtare, Tregtisë, Drejtësisë dhe Thesarit, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, dhe Byroja Federale e Hetimit. BE-ja u përfaqësua nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtja dhe Teknologjia, Drejtoria e Përgjithshme për Industrinë e Mbrojtjes dhe Hapësirën, Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike, Ekipi i Reagimit ndaj Emergjencave Kompjuterike për BE-në, delegacioni i BE-së në Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësues nga vendet anëtare të BE-së.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?