I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, i dërguari i BE-së Lajçak nesër vizitë në Beograd, takim me Vuçiç

22 Nëntor 2021, 17:15| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 17:22

  • Share

SERBI- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Mësohet se fokus i këtij takimi të jetë dialogu mes dy palëve, por edhe çështje të tjera sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se kjo vizitë e Lajçak vjen një javë pasi kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petro Petkoviç ishin në Bruksel për dialogun. Lajçak zhvilloi takimi të ndara me me dy përfaqësuesit, por në fund nuk u arrit një takim trepalësh ku Kosova, Serbia dhe BE të uleshin në një tavolinë. Kjo mosdakordësi erdhi për shkak se Kosova nuk pranon të negociojë sa i përket formimit të Asocacionit të komunave me shumicë serbe. Pala serbe insistonte që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve, por pala kosovare refuzoi. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe për Prishtinën zyrtare është i pazbatueshëm për faktin që këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Formimi i Asociacionit është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Dy vjet pas, në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse thotë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. E është pikërisht çështja e Asociacionit dhe mos përparimi në dialogun Kosovë Serbi që po pamundëson një takim të radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, megjithë thirrjet e faktorit ndërkombëtar që të dy palët duhet të ulen në tavolinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?