Dialogu Kosovë-Serbi,/ Ministri i Mbrojtjes Vulin: Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira

28 Gusht 2020, 12:11| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 13:45

  • Share

Bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, do të jenë shumë të vështira,- ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin në programin e mëngjesit të Televizionit "Pink".

Takimi ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është paraparë të mbahet në Uashington më 4 shtator.

"Çdo takim është jashtëzakonisht i vështirë, nuk ka asnjëherë diçka të këndshme, ju bisedoni me njerëzit për të cilët e dini se sinqerisht e urrejnë popullin tuaj dhe vendin tuaj dhe që kanë vetëm një interes, dhe kjo është që t'ju dëmtojnë disi. Por, ju duhet të flisni", tha Vulin.

Siç theksoi ai, fuqitë e mëdha gjithmonë kanë agjendën e tyre dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje "asaj që ne të vegjlit mendojmë, se a na lëndon diçka apo na bën të lumtur".

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 29/08/2020 11:19

    Bisedimet jane te veshtira per Vulinin,sepse perballet me realitetin hstorik e kombetar shqiptar, ose veshtersite shqiptare ne kete dialog,dalin per arsye te perballjes me genjeshtrate e sajuar serbe. Ketu, ne kete perballje, jane veshtersite qe nuk celin udhe per marrveshtje. Ketu perballen e verteta e madherishme dhe genjeshtra e shemtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?