Dialogu Kosovë-Serbi, në 1 Mars Lajçak viziton Kosovën

26 Shkurt 2021, 12:43| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 12:46

  • Share

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga data 1 deri më 3 mars, ka konfirmuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë përmes një komunikate për media.

Pas Kosovës, ai do të udhëtojë në drejtim të Serbisë, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve më 14 shkurt, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Pas një pauze 20-mujore, dialogu rinisi në korrikun e vitit 2020. Takimi i fundit i udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua në shtatorin e vitit të kaluar.
 

Komento

Komente

  • Menjëherë!: 26/02/2021 19:48

    Akademia e Shkencave duhet të bëjë kerkuesë në UNESCO, për njohjen e ruajtjen si Trashegimi Të Vetme e të Artë të Gjuhës Shqipe(Patrimonio Mondiale)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?