Dialogu me Kosovën, ish-ambasadori Nesho: Vuçiç po përfiton nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukraninë për t’u favorizuar nga Perëndimi

17 Shtator, 19:28| Përditesimi: 17 Shtator, 19:36

  • Share

Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, diplomati tha se presidenti i Serbisë po përfiton, nga konfliktet që po ndodhin në botë, duke u favorizuar në këtë mënyrë nga Perëndimi.

Sipas Neshos, Kosova dhe Serbia duhet të heqin diçka nga vetja e tyre në mënyrë që të pranojnë një kompromis, por kompromisi e shikon Kosovën si hallkën më të dobët.

'Vuçiç vazhdon skenarin e tij nacionalist. Hiqet me politikat paqësore se unë i përkas Evropës. Po të shohësh dhe Perëndimi është udhëheqësi më i pazëvendësueshëm pro perëndimor. Këtu është një luftë midis fuqive kryesore për të shtrirë zonat e interesave dhe në SHBA dhe Bruksel të cilët duan që Rajoni i Ballkanit të mos ketë asnjë devijime. Në këtë mënyrë këta kujtojnë se është një kompeticion i fuqive të mëdha në një garë të madhe.

Perëndimi ka disa konflikte sot në botë. Vetë konflikti që është në Ukrainë. Lufta në Lindjen e Mesme që është përcaktuese në të ardhmen e vendeve. Të gjitha këto e bëjnë Vuçiç një aktor që kërkon të përfitojë shumë nga Perëndimi. Nuk do të favorizonte Vuçiçin, në ato gjëra që i ka përcaktuar si vija të kuqe. Kjo marrëveshje që duhet të sjellë normalizmin të mos jetë e barabartë e njëanëshme preferenciale për të mbrojtur Vuçiç.

Në një marrëdhënie të tillë globale, duket që Kosova duhet të pranojë sipas tyre çdo kompromis. Edhe Kosova dhe Serbia duhet të heqin diçka me dhimbje që të pranojnë kompromisin. Kompromisi e shikon si hallkën më të dobët Kosovën. Me pak shtytje kërkojnë të bëjnë presion të Kosova. Kurti me të drejtë tha jam për realizmin e marrëveshjes bazë.’- tha Nesho.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, kanë zhvilluar sot dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Bislimi u takua dy herë me Lajçakun të martën paradite dhe më pas tha për gazetarët se një takim trepalësh me Petkoviçin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?