Miroslav Lajçak

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sot Kosovën

30 Janar, 11:47
  • Share

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë të martën (30 Janar) në Kosovë, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

Një ditë më parë, ai ishte në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin përveç tjerash diskutoi edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Bisedimet me presidentin Vuçiç në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, tha Stano.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?