Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh

2 Korrik, 21:59| Përditesimi: 2 Korrik, 22:21

  • Share

1719951215_TAKIMI.JPG

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak kanë zhvilluar një takim trepalësh ditën e sotme. 

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.


Lajmi kryesor:

Dialogu Kosovë - Serbi/ Bislimi pas takimit trepalësh në Bruksel: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?