Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer

Kosova & Rajoni

Dialogu Prishtinë-Beograd, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak viziton sot Kosovën

31 Maj 2021, 10:01| Përditesimi: 31 Maj 2021, 17:33

  • Share

Pak javë para se të mbahet takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak viziton sot Kosovën.

Në vizitën dy-ditore në Prishtinë Lajçak do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet po ashtu edhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Gjatë vizitës së fundit në Bruksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiç mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit.

Vizitës së Lajçak do t’i bashkohet edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatik, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Të dy zyrtarët u takuan pak ditë më parë në Bruksel dhe theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Vizita e tyre, konsiderohet si përpjekje për të ulur ne tryezën e bisedimeve, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, për të rinisur kështu dialogun mes dy vendeve, të ndërprerë në vitin 2020.

Bisedimet pritet të nisin në mesin e muajit qershor. Në përfundim të takimeve më 1 qershor, në orën 10:45 dy zyrtarët e lartë, do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Ora 13:33
Abdixhiku takohet me Palmer, diskutojnë rreth qëndrimit të LDK për dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimeve të fundit politike (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku, nënkryetari Lutfi Haziti dhe deputeti Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim me zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatik, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas mediave vendase, kreu i LDK-së, gjatë takimit ka falënderuar Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe thekoi se SHBA është partneri më i fuqishëm në proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të vendit.

Ata gjithashtu diskutuar edhe rreth situatës aktuale politikë në vend, si dhe lidhur me qëndrimet e LDK,  për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky është takimi i parë që ka zhvilluar Palmer, prej momentit që ka mbërritur në Kosovë ditën e sotme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?