Kosova & Rajoni

Dialogu, Vuçiç 'zbut' tonet pas takimet me Palmer dhe Lajçak: Besoj në arritjen e një kompromisi me Kosovën

3 Qershor 2021, 22:06| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 22:11

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si pozitiv takimin me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç shkroi në një postim në Facebook se beson në arritjen e një kompromisi mes dy vendeve.

 “Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.

Të hënën, Lajçak dhe Palmer ishin në Kosovë, ku u takuan me krerët e institucioneve kosovare. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?