Diana Kastrati: Kuvendi të ndihmojë, Arbërishtja në rrezik

20 Mars 2023, 16:00| Përditesimi: 20 Mars 2023, 22:40

  • Share

Në seancën dëgjimore të mbajtur sot, në Nënkomisionin për diasporën dhe migracionin, drejtorja e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët , Diana Kastrati, vuri theksin në qëllimin e ngritjes dhe ekzistencës së kësaj strukture prej tri vitesh.

Tri janë hullitë kryesore ku ne mbështesim punën tonë. Së pari, studime të thelluara në fushën e historisë, letërsisë, të kulturës arbëreshe, antropologji kulturore etj., në bazë të kërkimit shkencor. Së dyti, janë botime veprash mbi autorë dhe kulturën arbëreshe. Përpos këtyre është përhapja e kulturës arbëreshe në territor shqiptar”, shprehet Drejtorja e QSPA, Diana Kastrati.

Koordinimi i politikave shtetërorë me ato studimore, është domosdoshmëri, sipas Kastratit për forcimin e kësaj strukture studimore, përfshirjen e të gjithë zonës shqipfolëse, dhe studiuesëve vendas e të huaj. Po ashtu studiuesja foli dhe për nevojën e zgjerimit të hapësirave fizike të Qendrës, përfshirë ato ekspozuese.

Vizioni konsiston në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e studiuesve të zonave shqipfolëse dhe ky bashkërendim të jetë në harmoni me përpjekjet që bëhet në komunitetet arbëreshe”, shprehet më tej Kastrati.

Ndërsa vuri theksin tek angazhimet për përhapen e kulturës arbëreshe, përmes botimeve kryesisht bazuar në retrospektivë, ekspozitave dhe diskutimeve edhe përtej Shqipërinë, Kastrati vuri theksin tek rreziku më i madh që i kanoset sot këtij komuniteti.

“Arbërishtja është gjuhë në rrezik, kjo është shpallur nga UNESCO që në 90-ën. Nuk është akoma në zhdukje, por është aty afër, grada e katërt.

Kuvendi duhet të ketë parasysh Arbërishten si gjuhë në rrezik, së pari në kuadër të politikave që duhet të ndiqen. Përmes kumtuesve të huaj arbëresh etj., për t’ia paraqitur më tej Ministrisë së Punëve të Jashtme.  Nëse arbërishtja është në bjerrje, mund të shtrohet problemi për ta futur në shkollë, kjo mund të shërbejë për një takim bilateral mes ministres sonë të Punëve të Jashtme dhe asaj homologe të Italisë.

Kastrati u përgjigj dhe sa i përket përfshirjes së botimeve të autorëve dhe kulturës arbëreshe në kurrikulat mësimore.

Në diskutimin që pasoi, deputeti i opozitës, Kreshnik Çollaku vuri theksin tek nevoja për propozimin e politikave konkrete, krahas botimeve letrare e studimore të Qendrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?