Politikë

Diaspora/ Avioni sot nuk solli asnjë votë! Greqia ende me probleme, 10 mijë zarfe pa shpërndarë! Ja shanset e fundit për të votuar

5 Maj, 15:50| Përditesimi: 5 Maj, 16:02

  • Share

Për herë të parë, që kur kanë filluar të vijnë vota nga diaspora, DHL nuk solli këtë të hënë asnjë zarf votimi në Shqipëri. Arsyeja? Ishin mbledhur pak vota sa për të nisur avionin. 

Kur ka nisur numërimi mbrapsht i javës së fundit, në KQZ kanë mbërritur 144 700 vota, ose 58% e totalit të të regjistruarve në diasporë.  24 mijë akoma nuk e kanë marrë pakon zgjedhore, ku 10 mijë i takojnë vetëm Greqisë.

Ky shtet vijon të jetë problem dhe pavarësisht përpjekjeve disa palëshe, rezultati nuk është ai që pritej. Deri më sot, nga Greqia kanë mbërritur 23 600 vota nga 68 300 që presim në total, pra 1/3.

Shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, mund ta gjejnë dhe dorëzojnë fletën e votimit maksimumi deri të martën pasdite. DHL dhe dy kompanitë që po e ndihmojnë atë” Speedex dhe Courier Center, do të mbyllen në ishuj pas të martën.

Shqiptarët që jetojnë në zonat jo ishullore të Greqisë, duhet të kontaktojnë postën dhe të takohen me të, maksimalisht deri të premten e 9 majit.

Udhëzimi tani është që çdo emigrant të shkojë vetë tek zyra postare, të gjejë zarfin e tij, të votojë në moment aty, e ta dorëzojë menjëherë zarfin.

Ndërkohë të gjithë zarfet në vende të tjera të botës, përveç Greqisë, që nuk janë tërhequr apo shpërndarë deri të enjten e 8 majit, do të kthehen në Shqipëri.

Jo zyrtarisht, KQZ thotë se problemet po lindin sepse votuesit kanë dhënë adresa të pasakta, ose kanë përdorur numra telefoni shqiptarë që nuk punojnë në emigracion, apo janë regjistruar me email-e që nuk i përdorin, e kështu kanë humbur komunikimin me postën.

Kur mbyllen postat për diasporën
Ishujt e Greqisë               6 maj (e martë)
Greqia jo ishullore          9 maj (e premte)
Kudo tjetër në botë          8 maj (e enjte)

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • leo: 05/05/2025 16:43

    Kjo është e qëllimshme është dora kriminale e vrasësit Fredi Beleri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?